Tronditet futbolli italian, mbi 50 njerëz arrestohen për kurdisje të ndeshjeve

Skandal i ri rreth ndeshjeve të kurdisura ka përfshirë futbollin italian. Në një aksion të madh në mëngjesin e së martës (sot), janë arrestuar më shumë se 50 persona, derisa rreth 70 veta kanë qenë nën hetime, shkruan goal.com, transmeton GazetaOlle.com.

Këtë herë bëhet fjalë për ndeshje të Ligës së Tretë dhe të Katërt të Italisë, thonë raportet e policisë.

Ndër të arrestuarit ka edhe president të klubeve, dhe anëtarë tjerë të klubeve.

Klubet në të cilat dyshohen për kurdisje janë: Pro Patria, Rome, Brindis, L’Aquila, Neapolis Mugnano, Torres, Vigor-Lametia, Santarcangelo, Sorrento, Montalto, Puteolana, Akragas dhe San Severo.