Tronditet futbolli italian, Conte kërcënohet me vdekje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë ka zbuluar se trajneri i Italisë, Antonoi Conte është kërcënuar me vdekje.

“Unë e pashë atë, dhe ai ishte tronditur. Pas polemikave me Juventusin, ai kishte marrë kërcënime me vdekje në internet”, deklaroi presidenti i FIGC, Tavechio për mediat italiane.

Kërcënimet kanë ardhur pas lëndimit të Claudio Marchisios gjatë grumbullimit me Italinë.

“Ai ndihej jo fajtor. Nuk kam parë kurrë se si një trajner sulmohet kështu. Ne do ta mbrojmë atë, Conte është më i miri”, shtoi Tavechio.

Italia sonte përballet me Bullgarinë. (Gazeta Olle)