Tronditet futbolli, dyshohet për vetëvrasje

Williams Martinez, futbollist nga Uruguaj, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Trupi i tij i pajetë u gjet të shtunën në mëngjes dhe sipas vlerësimeve të para, ai dyshohet për vetëvrasje, raportojnë mediat e Uruguajt.

Martinez ishte anëtar skuadrës së divizionit të dytë, Villa Teresa, dhe ai dikur ka luajtur për skuadrën angleze WBA.

“Ne jemi të tronditur nga vdekja e Williams Martinez, ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij”, – njoftoi Federata e Futbollit të Uruguajt.
38-vjeçari ka luajtur edhe një ndeshje për kombëtaren e Uruguajt.

Bayern Munich kërkon tre futbollistët e Barcelonës

Puthi në buzë Ibrën teksa ishte duke fjetur, ish-futbollisti i njohur zbulon pasojat