Tronditet Danimarka: Trajneri i tyre nuk mund t’i besojë fitores së Shqipërisë

Lajmi për fitoren e madhe të Shqipërisë ndaj Serbisë, ka bërë bujë në Danimarkë, e cila i frikësohej prej muajsh këtij vendimi

Është trajneri i saj, Martin Olsen, që e ka quajtur të çuditshëm vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit sportiv.

“Unë totalisht nuk po kuptoj. Jam i habitur me këtë vendim”, deklaroi Morten Olsen për mediat në Danimarkë, shkruan GazetaOlle.com.

“Po ndodh njësoj si në 2007, kur humbëm ndeshjen me Suedinë… Është gjithçka duke ndodhur kundër nesh gjithë kohën, dhe kjo po bëhet sepse këtu ka politikë dhe lobim”, shtoi Olsen.

Danimarka ka 10 pikë, po aq sa Shqipëria, që tani e kalon shkaku i goldallimit më të mirë.

“Ne ende mund të vendosim për fatin tonë, por definitivisht gjërat na janë vështirësuar. Natyrisht, ne duhet ta mposhtim Shqipërinë, të cilën duhet ta bëjmë, kurse më pas duhet të fitojmë me Armeninsë dhe të marrim pikë nga Portugalia”, theksoi ndër të tjera Olsen, përcjel GazetaOlle.com.

“Ata luftuan në fushë dhe tani morën fitoren”. Olsen dyshon edhe në kohën e dhënies së këtij vendimi. “Njëherë u tha në qershor, pastaj u shty. Vendimi është dashur të jepet para se ne të luanim me Serbinë”, theksoi ai. (Gazeta Olle)