“Tronditet” çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve, dy futbollistë infektohen me Covid-19 para ndeshjes

Atletico Madrid ka njoftuar se ka pasur dy teste pozitive për COVID-19 në nisjen e tyre drejt Lisbonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Turneu i ‘Final Eight’ në Lisbonë nis më 12 gusht me ndeshjen Atalanta – PSG, ndërsa një ditë më vonë Leipzig përballet me Atleticon.

Sidoqoftë, në një deklaratë, Atletico njoftoi se të gjithë anëtarët e ekipit të parë dhe delegacioni i klubit iu nënshtruan testeve COVID-19 siç kërkohet nga protokolli i UEFA.

Nga këto teste, dy u kthyen pozitivë. Nuk është e qartë nëse ata janë lojtarë ose anëtarë të stafit.

Ata janë izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse dhe testet e reja do të kryhen në ekipin e parë dhe anëtarët e delegacionit, së bashku me kontakte të ngushta me ata që testuan pozitiv.