Tritol në shtëpinë e Dukës, Policia shoqëron dhjetë persona

Shtëpia e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është ende një vendngjarje edhe në mëngjesin e sotëm.

Një sasi lënde plasëse u vendos mbrëmjen e kaluar në portën hyrëse të banesës së Dukës, në qendër të qytetit të Durrësit.

Tritoli ka shkaktuar një dëmtim të vogël te porta. Shiriti i policisë është ende aty. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Siç raporton ABC News, kamerat kanë fiksuar një person me kapuç dhe maskë që është afruar pranë murit rrethues në këmbë, ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar me vrap.

Deri më tani Policia e Shtetit i shoqëruar në Polici dhjetë persona, mes tyre edhe të dyshuar për ngjarje.

Dita e pestë e Llapit në Antalya, skuadra zhvillon seancë regjenerimi në pishinë

Krerët e FFK-së vizituan klubet që ndodhen në Antali