Trimror Selimi, sulmuesi i Ulpianës beson se skuadra e tij do të mbetet pjesë e Superligës së Kosovës edhe edicionin e ardhshëm.
Selimi është duke kaluar një formë mjaft të mirë – pavarësisht se skuadra e tij ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë dhe po lufton shumë për t’i ikur zonës së rrezikshme.
“Jam duke punuar shumë me vetën time që në çdo paraqitje të jem në formën më të mirë, për ta ndihmuar ekipin, por normalisht edhe ekipa më ndihmon mua në paraqitjen time të mirë”, tha fillimisht sulmuesi Trimror Selimi për ‘GazetaBlic Sport’.
Të mërkurën, Ulpiana e mirëpret Dukagjinin në derbin e “mbijetesës” – teksa Selimi beson se skuadra e tij do të dalë fituese.
“Si ekip jemi mjaft luftarak dhe me shumë kualitete brenda dhe besoj shumë se në këtë derbi me Dukagjinin do jemi triumfues”, vazhdoi 21 vjeçari.
Në fund, futbollisti tha se Ulpiana do të japë gjithçka që të mbetet sërish në Superligë.
“Normalisht që gjasat ekzistojnë për mbijetesë përderisa ne jemi duke luftuar si ekip. Pra, do e japim maksimumin tonë në secilën ndeshje”, përfundoi ai.
Vlen të potencohet se Selimi ka shënuar tri gola këtë stinor.
/GazetaBlic Sport