Tri skuadra të njohura italiane duan transferimin e Xhakës

Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Liga Premier në Serie A.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar por në fund marrëveshja nuk u konkretizuar, por skuadra e drejtuar nga portugezi Jose Mourinho vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.

Sipas mediumit anglez “The Times”, Giallorossët po vazhdojnë kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha.

Dy skuadra tjera që janë duke u lidhur me shërbimet e Xhakës janë Fiorentina dhe Udinese.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova është i gatshëm që të ndryshojë ambient, shkaku që te The Gunners nuk e ka më vendin e sigurt.

Andaj, Xhaka me gjasë do të kalojë në kryeqytetin e Italisë, duke provuar kështu edhe futbollin italian.

Zyrtare: Shend Kelmendi vazhdon edhe për dy vite kontratën me Gjilanin

Calhanoglu ndez ‘luftën’ me Ibrën, pasi suedezi e shau në festën e titullit: Është 40-vjeçar që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes