Tri skuadra me pikë të njëjta kryesojnë në Ligën e Dytë, ja si duket tabela pas pesë xhirove

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së pestë në kuadër të Ligës së Dytë.

Tashmë kemi tri skuadra që kryesojnë në tabelë, me nga 12 pikë, pasi kanë arritur nga katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e para, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për Rilindjen 1974, Dardaninë dhe Vjosën, mes të cilave do të zhvillohet luftë e madhe për ngritjen në Ligën e Parë.

Por, menjëherë pas tyre vijnë skuadrat si KEK-u, Minatori dhe Sharri, të cilat nuk duhet të nënvlerësohen në vazhdimin e kampionatit.

Krejt në fund të tabelës kemi tri skuadra të cilat ende nuk kanë shijuar pikët e para. Bëhet fjalë për Rilindjen, Bashkimin dhe Vëllazërinë.

Tabela e plotë pas xhiros së pestë: 

 

/Gazeta Olle/

Reagon Nuza ndaj Malishevës: Nëse kam ofenduar ndonjëherë, unë nuk do gjykojë në futboll, penalltia ishte me të drejtë

Ballkani ende i pamposhtur në Superligë – Isufi flet për rikthimet e mëdha, luftën për titull si dhe transferimet e klubit