Tri skuadra çeke e duan Fazliun

Për sulmuesin kosovar Astrit Fazliu janë të interesuar tri skuadra në Superligën së Çekisë, shkruan ‘Golalb’.  27-vjeçari nuk ka gjetur hapësira këtë sezon në skuadrën e Partizanit, madje trajneri Duro ka pranuar se ka gabuar duke thënë është ndjerë në faj sepse i ka ngrënë hakun Fazlliut pasi nuk e ka aktivizuar aq sa duhet.

Burime pranë futbollistit kanë konfirmuar interesimin, ndërkohë që në ditët në vijim mund të ketë edhe një konkretizim në lidhje me këtë çështje.

Menaxherët nga Çekia kanë hyrë edhe në bisedimet me drejtuesit e Partizanit. Ende nuk është arritur akordi mes palëve, por gjasat që Fazliu sezonin tjetër të mos jetë më pjesë e të kuqve janë të mëdha.