Tri skuadra angleze pas yllit të Real Madridit

Afati kalimtar i verës është duke afruar. Shumë skuadra tashmë kanë bërë të qarta objektivat se me kë dëshirojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar.

 

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema, është një ndër lojtarët i cili mund të largohet gjatë kësaj vere nga madrilenët.

Për sulmuesin francez interesim të madh kanë shprehur tri skuadrat angleze Manchester United, Arsenal dhe Liverpool.

Sipas mediave angleze ndërmjet këtyre tri ekipeve pritet të zhvillohet një luftë e madhe për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit.

Liverpool thuhet se tashmë ka përgatitur ofertën prej 40 milionë euro për të bindur drejtuesit e Real Madridit, që të transferojnë Benzeman.