Tri paga borxh te Prishtina

Prishtina i ka dërguar lojtarët e saj në pushim deri më 13 korrik kur do të fillojë edhe fazën përgatitore kjo skuadër.

Edhe pse shumë gjëra nuk janë sqaruar nga kryesia bardhëekaltër, lojtarët janë në pritje të tri pagave të pa paguara nga Prishtina.

“Jemi mbrapa tri paga. Do të shohim se kur do të na paguajnë. Jemi në pritje”, tha njëri nga lojtarët e Prishtinës

që deshi të mbetet anonim për Gazetaolle.com.

Prishtina e ka mbyllur sezonin në vendin e tretë pas Feronikelit dhe Besës.