Tri ngjarje shumë të rëndësishme sportive do të organizohen në Kosovë gjatë këtij viti

Ministria e Sportit mbështet organizimin e “Ligës UNIKE”, “Junior NBA Liga në Kosovë” dhe “FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C”, për organizimin e të cilave është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

“Liga UNIKE” është kampionat i përbashkët ku garojnë klubet e basketbollit nga Kosova dhe Shqipëria, organizim që bashkon dy shtetet tona në fushën e sportit.

Projekti “Junior NBA Liga në Kosovë që funksionon në kuadër të Qendrës Nacionale për Zhvillimin e Basketbollit në Kosovë” është pjesë e programit të FBK-së për zhvillimin e basketbollit tek gjeneratat e reja dhe masovizimin e tij në vendin tonë.

Projekti i tretë “FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C” është kampionat për të rinj nën moshën 16 vjeç që do të organizohet në Prizren nga 12 deri më 17 korrik të këtij viti dhe është pjesë e kalendarit zyrtar të garave të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA.

Ministria e Sportit për realizimin e këtyre projekteve ka ndarë vlerën financiare prej 178 mijë euro, ndërsa memorandumin e kanë nënshkruar ministri Hajrulla Çeku dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Zyrtare: Vushtrria nënshkruan me futbollistin nga Superliga

Kosova shpall listën për ndeshjet ndaj Kroacisë, Rumanisë, Malit të Zi e Maqedonisë