Tri ndeshje shumë të forta në Superligë, vëmendja në Gjilan

Xhiro e 14 në elitën e futbollit kosovar vazhdon edhe sot (e shtunë) me tri ndeshje.

Drita është nikoqire e Drenicës, takim ky që zhvillohet nga ora 13:00.

Të dy skuadrat zbresin në fushë për t’u këndellur pas humbjeve të pësuar në xhiron që shkoi.

Sfidë interesante do të zhvillohet në ‘Sami Kelemendi’, në mes Ulpianës dhe Gjilanit.

Ekipi nga Lipjani kërkon të arrijë fitoren e dytë në shtëpi, teksa kuqebardhët do të tentojnë hakmarrjen pas humbjes që Ulpiana ia ka shkaktuar në Gjilan.

Dueli tjetër është ndërmjet Feronikelit dhe Malishevës, dy skuadrat kanë pesë ndeshje radhazi pa shijuar fitoren dhe pikërisht në këtë përballje do të mundohen të kthehen te fitorja.

Këto tre takime do të zhvillohen nga ora 13:00.

Eddie Howe duhet të presë për të debutuar me bardhezinjët, rezulton pozitiv me Covid 19

Liga e Parë vjen sot me katër ndeshje, përballja kryesore në Fushë Kosovë