​Tri ndeshje interesante sot në Superligën e Shqipërisë, spikat Laçi – Partizani

Java e 18-të e Superligës së Shqipërisë në futboll sjellë sot tri ndeshje shumë interesante.

Dueli kryesor do të zhvillohet me fillim nga ora 13:45 ndërmjet Laçit dhe Partizanit në stadiumin e Laçit..

Vendasit vazhdojnë t’i mbajnë gjallë shpresat për titull pasi momentalisht kanë nëntë pikë më pak se lideri i tabelës Tirana, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Partizani nga ana tjetër po lufton për një vend në garat evropiane dhe momentalisht ka 22 pikë në vendin e pestë.

Dy sfidat tjera janë ajo ndërmjet Egnatias dhe Dinamo Tiranës nga ora 13:45 dhe Skënderbeut dhe Teutës që zhvillohet nga ora 16:45.

Dje Tirana mposhti Kukësin me rezultat 4-0, ndërsa Vllaznia fitoi si mysafir i Kastriotit me rezultat 1-0.

Kalimi i bujshëm në La Liga, për transferimin e Myrto Uzunit përfitojnë dhe dy klubet shqiptare

Koha kur mbyllet afati kalimtar i janarit në top pesë ligat evropiane