Tri ndeshje hapin xhiron e 11-të, vëmendja në Merdarë

Sot nis xhiroja e 11-të në elitën e futbollit kosovar, ku në orar janë tri takime.

Duel më interesant është ai mes Llapit dhe Dritës, ku ‘llapjanët’ që janë në një formë tejet të mirë pasi kanë tri fitore radhazi, presin gjilanasit që do të presin kërkojnë tre pikët.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, njerëz që luajnë futboll dhe ambiente të jashtme

Gjilani e pret në shtëpi Feronikelin, në një duel ku gjilanasit llogariten favorit shkaku i formës më së mirë në ndeshjet e fundit dhe cilësisë më të madhe në skuadër, ndërsa Nikli kërkon të këndellet.

Malisheva e pret në shtëpi Ulpianën, ku të dyja skuadrat nuk njohin fitore në pesë duelet e fundit dhe do të synojnë këndelljen.

Pas 10 ndeshjeve të para lider në tabel është Ballkani me 18 pikë e i ndjekur nga Drenica e Gjilani që kanë nga 17 sosh.

Të gjitha këto ndeshje luhen nga ora 13:00./Gazeta Olle/

Bojkot te skuadra e madhe kosovare, lojtarët nuk luajnë pa marrë pagat

Greqia ndalon karateistët kosovarë