Tri javët e ardhshme në Superligë favorizojnë liderin

Tri javët e ardhshme në Raiffeisen Superligë, me të cilat mbyllet faza e dytë, favorizojnë liderin e renditjes, Feronikeli.

Skuadra nga Drenasi të tria takimet do t’i luajë në stadiumin “Bajram Aliu”, pasi në javën 21 është mysafire e Drenicës. Madje, bazuar edhe në orarin e fazës së tretë, Feronikelit i bie të luajë katër ndeshjet e ardhshme në këtë stadium, pasi edhe në javën 23 është vendas.

Orar i keq është për Vëllaznimin që i duhet në dy javët e ardhshme të udhëtojë në Mitrovicë, përballë të dyja Trepçave.

 

 

Orari i tri javëve të ardhshme

 

Java 20

Istogu – Hajvalia                               _:_

Besa – Drita                                        _:_

Prishtina – Drenica                          _:_

Feronikeli – Ferizaj                          _:_

Kosova e Vushtrrisë – Trepça      _:_

Trepça ‘89 – Vëllaznimi                  _:_

 

Java 21

Istogu – Trepça ‘89                           _:_

Hajvalia – Besa                                  _:_

Drita – Prishtina                               _:_

Drenica – Feronikeli                        _:_

Ferizaj – Kosova e Vushtrrisë       _:_

Trepça – Vëllaznimi                         _:_

 

Java 22

Besa – Istogu                                     _:_

Trepça ‘89 – Trepça                         _:_

Vëllaznimi – Ferizaj                         _:_

Kosova e Vushtrrisë – Drenica    _:_

Feronikeli – Drita                              _:_

Prishtina – Hajvalia                          _:_