Tri herë në Superligë, me tri skuadra të ndryshme (VIDEO)

Vllaznia e Pozheranit ishte sensacioni i futbollit kosovar në sezonin 2016/2017, pasi për herë të parë në histori të klubit arriti të inkuadrohet në Superligë.

Merita të mëdha për suksesin e arritur ka sulmuesi Lirian Ferati, i cili shënoi 15 gola në sezonin 2016/2017, madje ai realizoi një gol të bukur edhe në barazh kundër Ferizajt.

Në një intervistë për Sportin në KTV, shënuesi më i mirë i Vllaznisë në Ligën e Parë e cilëson kampionatin dhe rrugën drejt elitës si shumë të vështirë .

vlaznia

Më tej, Ferati tregon se është një lloj eksperti t’i inkuadrojë në Superligë ekipet e Ligës së Parë.

Lirian Ferati zbulon motivin që i shtyri të mposhtin Ferizajn në barazh, në mënyrë që për herë të parë skuadra nga Pozherani të inkuadrohet në elitë.

vllaznia

Në fund, sulmuesi nga Gjilani ka deklaruar se pas përfundimit të kampionatit, i ka skaduar kontrata dhe pret që të vazhdojë për të qenë pjesë e skuadrës nga Anamorava edhe në Superligë.

Vllaznia e Pozheranit u inkuadrua në Superligë, pasi mposhti Ferizajn në ndeshje të barazhit pas ekzekutimit të penalltive.

VIDEO