Tri gjërat që e kënaqën trajnerin e Werderit ndaj Kosovës

Trajneri i Werder Bremenit, Viktor Skripnik, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Kosovës, të luajtur mbrëmë në Nordhorn. Skuadra e tij triumfoi 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

“Nuk u lëndua askush, luajtëm, dhe fituam me zero gola të pranuar. Këto janë tri gjëra të mira”, tha Skripnik për ‘radiobremen.de’, transmeton Gazetaolle.com.

“Ne i shfrytëzuam rastet tona, kurse Kosova jo”, shtoi ai.

Edhe Kosova pati rastet e veta. (Gazeta Olle).

9