Tri finale në Kupën e Amerikës, tri humbje

Mbrojtësi i Argjentinës, Javier Mascherano, është trishtuar pas humbjes nga Kili me penallti në finalen e Kupës së Amerikës.

“Ne ishi duke bërë shumë mirë, por pësuam përsëri humbje në një finale. Ky është një trishtim i madh. Kam luajtur tre finale në Kupën e Amerikës, më 2004, 2007 dhe tani më 2015, dhe i kam humbur që të gjitha. Unë nuk mund të gjejë një shpjegim”, deklaroi Mascherano.

Ai i ngushëlleu tifozët argjentinas duke thënë që kombëtarja do të fitojë trofe në të ardhmen, pasi që fati nuk do t’ia kthejë gjithmonë shpinën. /Olle