Trepçës i takon ‘El Clasico’ i basketbollit kosovar, triumfon në kryeqytet ndaj Prishtinës

Trepça e ka fituar derbin e rivalëve të vjetër ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 75:78 (22:16, 10:25, 19:16, 24:21).

“El Clasico” për basketin tonë ishte dramatike nga minuta e parë, me dy skuadrat që dhanë më të mirën nga fillimi.

Prishtina e nisi shumë më mirë, duke e mbyllur me gjashtë pikë epërsi çerekun e parë 22:16. Mirëpo, mitrovicasit u këndellen në çerekun e dytë duke e mbyllur me 15 pikë dallim, 10:25.

Çereku i tretë ishte shumë i ngushtë me Prishtinën që e mbylli me vetëm tre pikë epërsi 19:16.

Ndërsa, në çerekun e tretë ndodhi një incident i vogël me ndeshjen që u ndërpre për disa minuta shkaku që Trepça u largua nga parketi, si pasojë e ofendimeve të vazhdueshme të tifozëve vendas ndaj basketbollistit Drilon Hajrizi.

Në kohën e mbetur, Trepça bëri një paraqitje më të mirë duke e siguruar fitoren krejt në sekondat e fundit, me rezultat 24:21, apo i përgjithshmi 75:78.

Më i dalluari te Trepça ishte Capers me 23 pikë, ndihmuar nga Edge me 21 sosh, derisa te Prishtina shkëlqeu Stone me 27 sosh.

Sportingu e Atalanta barazojnë në takimin e parë në Ligën e Evropës

Reali vuan shumë, por një barazim e kualifikon në çerekfinale