Trepça zyrtarizon trajnerin boshnjak Adis Beciragic

KB Trepça e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Mitrovicasit ia kanë besuar detyrën e shefit të shtabit teknik, selektorit të Bosnjë e Hercegovinës, Adis Beciragic.

Në ndeshjet e fundit të “play-offit” të finales së Superligës, “Xehetarët” u udhëhoqën nga trajneri i përkohshëm, Ilir Selmani, i cili megjithatë nuk arriti t’ia siguronte titullin e kampionit ekipit mitrovicas.

E tash, me trajnerin e ri, ekipi Gjelbër e Zi objektiv kryesor vitin tjetër e ka titullin e më të mirit, të cilin po e pret qe më shumë se një dekadë.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Trepçës në rrjetet sociale.

Gjilani – Prishtina – FFK shpërndan bileta falas, fanellat që do të luajnë skuadrat dhe gjithçka që duhet të dini për finalen e Kupës së Kosovës

Ademi e Rama dakordohen për stadiumin e ri në kryeqytet