Trepça zgjidh çështjen ‘fletëlëshim’ me lojtarët e larguar

Trepça ka arritur marrëveshje me Hajvalinë dhe Dritën, për dy lojtarët e larguar të saj në drejtim të këtyre klubeve.

Kështu, Mërgim Pevqeli tani edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i Hajvalisë, kurse Përparim Osmani i Dritës.

Të dy u transferuan javë më parë, por klubi amë nuk ua lëshonte fletëlëshimet.

Zyrtari i Trepçës, Bedri Sadiku, konfirmoi për Gazetën Olle, se lojtarët janë liruar me dëmshpërblim. (Gazeta Olle)

pevqeli