Trepça triumfon përballë kampionit Golden Eagle Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 72-69 (16:18, 22:19, 23:15, 11:17), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Periudha e parë ishte mjaft e barabartë, ku herë njëra kalonte në epërsi e herë tjetra, pa arritur shkëputjen dhe përfundon 16:18 për mysafirët. Edhe periudha e dytë ishte shumë e baraspeshuar, që u karakterizua me rezultat të ngushtë gjatë gjithë kohës dhe kjo bëri që pjesa e parë të përfundojë me shifrat 38-37.

Mitrovicasit e filluan shumë më mirë periodën e tretë, që u ndihmoi të fitojnë tërë ndeshjen. Epërsia më e lartë e tyre shkoi deri në 15 pikë, 61:46, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:52. Therandasit u munduan me tërë forcat në 10 minutat e fundit dhe arritën të afrojnë në shifrat në 72-69, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe ‘Xehetarët’ shënuan fitoren e parë për këtë edicion.

Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 19 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Barret Benson me 12 pikë e 10 kërcime.

XHIROJA I
E martë

Drita – Sigal Prishtina 56-124

E mërkurë

Trepça – Golden Eagle Ylli 72-69
19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

Liverpool dhe Milan përballen në Anfield, formacionet zyrtare

Prizreni 16 shënon fitore ndaj Rahovecit