Trepça reagon ashpër për lojtarin nga Gana

Futbollisti nga Gana, Felix Siame,nuk do të mund që të luaj për Trepçën në këtë edicion. Shkak për një gjë të tillë është bërë viza të cilën ish-futbollisti i grupmoshave të reja të Ganës, nuk ka arritur që ta marrë në Turqi, ku ndodhet tash e disa ditë.

Me këtë rast, kryesia e Trepçës ka reaguar ashpër nëpërmjet Gazetës ‘Olle’. “Kozullata e Kosovës në Turqi e ka penguar zhvillimin e sportit, dhe nuk e ka lënë një lojtar të huaj që të vijë në Kosovë, pa asnjë arsye. Felix Siame ka nënshkruar kontratë më klubin tonë dhe ne kemi llogaritur shumë në shërbimet e tij por që për shkak të vizës, nuk po lejohet që të hyjë në Kosovë. Ne i kemi marrë më parë të gjitha garancionet e mundshme për transferimin e lojtarit, dhe për të dytën herë, ai po pengohet që të vijë në Kosovë. Kemi nënshkruar edhe kontratë dy-vjeçare dhe e kemi regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Jemi shumë të indinjuar me këtë rast”, thuhet në reagimin e kryesisë së Trepçës, të dërguar në redaksinë e gazetës tonë.