Peja bënë kthesën, mbetet e pamposhtur

 Peja ka bërë kthesën në pjesën e dytë, duke mos lejuar të befasohet nga Trepça në ndeshjen e zhvilluar në “Karagaçi” të Pejës. Pejanët fituan 113:86.

Edhe pse Trepça ishte vendase, ndeshja u zhvillua në Pejë, për shkak të mungesës së Palestrës nga klubi mitrovivas.

Ishin pikërisht ‘minatorët’ që bënë rezistencë në dy periudhat e para, madje duke shkuar në pushim me një pikë epërsi 47:46.

Mirëpo, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë dhe falë Kevin Burëellit që shënoi gjithësej 34 pikë, prej tyre 10 treshe, Peja e mbylli sfidën në favor të vetin me shifrat 113:86.

Më i dalluari te Trepça ishte Artin Gashi me 37 pikë. /Olle/

 

Pjesa e parë +++++

Sot është duke u zhvilluar ndeshja kampionale e elitës së basketbollit kosovar ndërmjet dy rivalëve të vjetër të Superligës, Trepçës dhe Pejës.

Mitrovicasit janë duke i befasuar pejanët në pjesën e parë, të cilën e kanë përmbyllur duke fituar me një pikë epërsi, me rezultat 47:46.

Epërsia ‘xehetare’ bëhet akoma më e papritur kur kujtojmë faktin se ndeshja po luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë. /Olle