Trepça paraqet 16-futbollistë, ka edhe ganez, ja emrat

Skuadra e Trepçës, ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Futbollit të Kosovës, 16-futbollistë. Nuk mungojnë as lojtarët e huaj ku bie në sy, lojtari nga Gana, Felix Siameh apo ai nga Ukraina, Andri Bobrov.

Ka futbollistë edhe nga Koreja si Hyunsso Lee, Hojun Cho, Won Yeong apo Min Kyong.

Ndryshe, Trepça e trajnerit Ajet Shosholli, ka paraqitur më së shumti futbollistë nga të gjitha skuadrat e Superligës, transmeton Gazeta ‘Olle’.

 

Lista e Trepçës: Agron Shabani (Hajvalia), Flakron Ibërdemaj (Gjilani), Adis Salihi (Deçiq), Kastriot Selmani (Trepça ’89), Hyunsso Lee (Republika e Koresë), Hojun Cho (Republika e Koresë), Won Yeong (Republika e Koresë), Min Kyong (Republika e Koresë), Florent Avdyli (Feronikeli), Lorik Arifi (Prishtina), Gëzim Syla (Trepça ’89), Enis Veliaj (Suedi), Andi Pllana (Trepça ’89), Sindrit Guri (Shqipëri), Andri Bobrov (Ukrainë), Felix Siameh (Ganë).