Trepça në telashe me koreanët

Katër koreanët e Trepçës, nuk mund të luajnë për këtë skuadër pa u ardhur më parë dokumentet nga vendi i tyre i origjinës.

Ata janë regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës, mirëpo kjo nuk do të thotë që mund të aktivizohen. “E kam pasur ndërmend që njërin prej tyre ta marrë në 18-she në ndeshjen e parë por ende nuk iu kanë ardhur dokumentet”, ka njoftuar për Gazetën ‘Olle’, trajneri i ‘Xehetarëve’, Ajet Shosholli.

Trepça takimin e parë në pranverë e zhvillon të dielën me ç’rast në stadiumin ‘Adem Jashari’, e sfidon Besën e Pejës.