Trepça në kryeqytet pa flamur të bardhë

Trepçën nesër e pret sfida e radhës, ku në kryeqytet sfidon Prishtinën. Skuadra e trajnerit Ajet Shosholli e nisi me dy humbje stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës.

Trajneri mitrovicas, thotë se nuk do të udhëtojnë me flamur të bardhë. “Është një prej ndeshjeve të vështira në këtë fillim të stinorit, ku skuadra jonë po përballet me konkurrentët për titull. Nesër nuk do të dorëzohemi, nuk udhëtojmë me flamur të bardhë. Përkundrazi shkojmë për të luajtur një lojë të pëlqyer, por natyrisht për të kërkuar edhe rezultat”, thotë Shosholli për Gazetën Olle.

“Jemi dy skuadra me ambicie të kundërta, përparësia është në anën e Prishtinës. Ne do të bëjmë çmos që të marrim një rezultat pozitiv”, shtoi ai.

Prishtina – Trepça, zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë, dhe i takon javës 18 të Raiffeisen Superligës.