Trepça mëson kundërshtarin për fazën çerekfinale kualifikuese në “FIBA Europe Cup”

“Minatorët” kanë mësuar kundërshtarin për fazën çerekfinale kualifikuese në “FIBA EUROPE CUP”

Është skuadra gjermane BT BG Göttingen, e cila do të jetë përballë KB Trepçës, në këtë rreth kualifikues.

Ndeshja pritet të zhvillohet rreth fundit të shtatorit, teksa vendi ku do të luhet ballafaqimi mbetet për t’u konfirmuar.

Skuadra fituese do të ballafaqohet në gjysmëfinale me Sportingun e Lisbonës.

Sistemi i kësaj gare parasheh që të luhet vetëm një ndeshje në fazën çerekfinale.

 

Kosova U20 do të përballet me Islandën

Duka: Asllani është Modric i ri, shumë shpejt titullar te Interi