Trepça merr një ‘infuzion’

Drejtuesit e skuadrës Trepça këtyre ditëve kanë marr si donacion një komplet prej 15 topave të cilësisë që përdoren për ndeshjet zyrtare, si pjesë e donacionit që mitrovicasi Alfred Hajrizi me punë të përkohshme në Hallmshtat të Suedisë ka sjell për skuadrën “xehetare”.

Alfredi duke qenë sportdashës dhe adhurues i ngjyrave gjelbër e zi, ka shpreh dëshirën që të ndihmoi klubin e zemrës me një donacion me topa, ndërkohë që momenti i dhurimit ishte posaqrisht em,ocional pasi takoi emra të njohur të futbollit mitrovicas duke nisur nga trejneri i mirënjohur Ajet Shosholli por edhe emra tjerë. “Nuk është ndonjë donacion me vlerë të madhe, por është shenjë se edhe ndonëse jemi larg sytë, veshtë e mendjen e kemi në Mitrovicë, në klubet dhe sportet tona. Trepçës i dëshiroi rezultate dhe suksese, si në shkollën e futbolli poashtu edhe në garat në elitën e futbollit tonë” tha Alfred Hajrizi, që është djali i vllaut të basketbollistit të njohur mitrovicas Naim Hajrizi.

Kryesia e skuadres Trepça ka shprehur mirënjohjen për donacionin duke falenderuar Alfredin si dhe të gjithë bashkëatdhetarët që mbështesin dhe ndihmojnë skuadrën e tyre të zemrës Trepçën.