Trepça me rekord të zi!

E pabesueshme por shumë e vërtetë. Trepça nga Mitrovica, skuadër me renome e futbollit, e ka thyer një rekord të zi në elitë. Prej javës së 13-të e deri më tash, ekipi i trajnerit Fidaim Haxhiu ka harruar se si të fitohet. Dhe çfarë është edhe më keq, ka vetëm tre barazime e 10 humbje. Kjo seri e keqe e rezultateve e ka fundosur në fund (vendi i 12-të) me 15 pikë të mbledhura. Ndryshe Trepça deri më tash ka zhvilluar 26 ndeshje, ka 3 fitore, 6 barazime e 18 humbje, goldallimin 14:45, transmeton ‘Bota Sot’.