Trepça me apel të qartë për Plisat dhe Torcidat: E kuptojmë rivalitetin, por duheni të përmbajtur në përkrahje të Policisë së Kosovës

Prishtina dhe Trepça do ta zhvillojnë finalen e Superkupës së Kosovës sonte në kryeqytet.

Në këtë finale përballen dy rivalët e vjetër, por rivaliteti ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në tribuna mes dy tifozërive të zjarrta si ‘Plisat’ dhe ‘Torcida’.

Duke marrë parasysh situatën në vendin tonë me Policinë e Kosovës që po bën maksimumin, Trepça ka bërë apel për dy tifozëritë që të përmbahen në ditën e sotme.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Vendi ynë asnjëherë ska pas nevojë më shumë se sot për unitet. Andaj edhe ne si klub i ftojmë tifozëritë e të dy ekipeve që të na bashkangjiten në këtë thirrje.
E dijmë se rivaliteti në mes Trepçës dhe Prishtinës gjithmonë ka qenë, është dhe kurrë nuk do të vdes, po ashtu edhe rivaliteti në mes të Torcidës dhe Plisave asnjëher nuk do të shuhet, por sot vendi ynë dhe tifozëritë tona si asnjëherë më parë kanë nevojë të janë të përmbajtura dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës.
Të mos shkaktojmë probleme sepse sot më shumë se çdo herë vendi na thërret. Do të ketë kohë edhe për rivalitet, sot duhet të fitoj Kosova. /Gazeta Olle/

FIFA nis hetimet, Messi rrezikon të dënohet dhe t’i mungoj Argjentinës në gjysmëfinale

Harry Kane flet për penalltinë e humbur dhe eliminimin e Anglisë nga Kupa e Botës