Trepça kërkon ndryshime nga Shosholli

Trepça ka mbajtur mbledhjen e radhës të mërkurën, derisa ka kërkuar nga trajneri Ajet Shosholli të bëjë ndryshime. Kështu thotë nënkryetari i klubit, Avni Haxhiu.

“Kemi biseduar me trajnerin dhe kemi kërkuar nga ai ndryshime, të cilat ai dinë dhe mundet t’i bëjë. Ajeti është reformues dhe bashkëpunues”, tha Haxhiu për GazetaOlle.com.

“Bashkë me drejtorin Fidaim Haxhiu kemi bërë analizë dhe kemi dhënë mendimet tona se çfarë mundet me ndryshuar në lojë. Të gjithë trajnerët që i kemi (katër), u zotuan se do të ndryshojnë strategjinë e lojës. Ajeti i merr parasysh idetë e mira për ndryshim të taktikës së lojës”, shtoi Haxhiu.

Trepça ndodhet e fundit në Superligë me 15 pikë, derisa në gjashtë javët e para të pranverës, ka pësuar po aq humbje. (Gazeta Olle)