Trepça – Istogu, mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Xhiro e 19-të në Ligën e Parë të futbollit ka filluar sot me një ndeshje në program. 

Bëhet fjalë për duelin e Grupit A, ndërmjet Trepçës dhe Istogut, i cili ka startuar në ora 13:00, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë e këtij dueli interesant në stadiumin  “Riza Lushta”, ka përfunduar pa gola, 0-0.

Arlind Syla i mitrovicasve është ndëshkuar me karton të kuq në fund të pjesës së parë, duke i lënë ata të hendikepuar për 45 minutat e fundit të takimit.

Istogu momentalisht gjendet në vendin e gjashtë me 23 pikë pas 18-të ndeshjeve.

Në anën tjetër, Trepça ka dy pikë më shumë në vendin e pestë.

/Gazeta Olle/ 

 

Hidhet shorti i Ligës së Evropës, Barcelona do të përballet me Eintracht Frankfurt

Super ‘El Clasico’ e basketbollit kosovar