Trepça ia bën ‘sefte’ me fitore në ndeshjen e fundit evropiane

Trepça e ka fituar ndeshjen e fundit të edicionit 2023/2024 në FIBA Europe Cup.

Të mërkurën mbrëma në “Minatori”, Trepça e mposhti skuadrën franceze, Gravelines Dunkerque me rezultat 76:68.

Trepça kishte humbur tri ndeshjet e para në fazën grupore të FIBA Europe Cup, por ndaj Gravelinesit ka shfaqur nivelin e duhur për fitore. Trepça më herët kishte humbur gjasat për avancim në raundin tjetër të garave.

Skuadra mitrovicase e nisi keq ndeshjen, por megjithatë e fitoi çerekun e parë me rezultat 27:14. Mysafirët fituan çerekun e dytë me rezultat 14:9, ndërsa në çerekun e tretë mitrovicasit ishin më të mirë, 19:17.

Fundi i ndeshjes ishte interesant, por skuadra e Trepçës megjithatë e mbajti epërsinë deri në fund. Çereku i katërt përfundoi 23:21 për Trepçën.

Danell Edge udhëhoqi Trepçën me 23 pikë e gjashtë asistime. Drilon Hajrizi i kishte 17 pikë e tetë kërcime. Brevin Galloway i kishte 14 pikë.

Peja mposhtet dhe nuk vazhdon tutje në FIBA Europe Cup

Mourinho shton spekulimet për rikthimin e tij në Real Madrid