Trepça ka shënuar fitore ndaj Golde Eagle Yllit me rezultat 85:78 në ndeshjen e tretë të serisë finale të Superligës së Kosovës, ku ‘minatorët’ tani vetëm një fitore i ndan nga titulli i kampionit.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Trepçës 37:31, ndërsa suharekasit u rikthyen në çerekun e tretë.
Megjithatë, mitrovicasit arritën të krijonin një epërsi të konsiderueshme, duke e ruajtur deri në përfundim të takimit, fal disa pikëve radhazi të Erion Kastratit.
Ndeshja e katërt finale zhvillohet të dielën në Suharekë, e cila mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit.
Kjo pasi Trepçës in duhet vetëm një fitore që të kurorëzohet si kampion i Kosovës.
E nëse Ylli fiton të dielën, finalja e pestë dhe e fundit zhvillohet më pas në Mitrovicë për ta përcaktuar kampionin.