Trepça fiton ndeshjen dramatike ndaj Pejës

Skuadra e Trepçës ka triumfuar ndaj Pejës në derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll. Trepça fitoi bindshëm me shifrat 91:71, të shtunën, në palestrën e stërmbushur “Minatori” në Mitrovicë.

Me këtë fitore, Trepça ia shkaktoi Pejës humbjen e dytë këtë edicion dhe tani të dyja skuadrat kanë nga 16 pikë dhe nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më efikasi te Trepça ishte amerikani Darnell Edge, që ndeshjen e mbylli me 29 pikë, 6 kërcime e 5 asistime. Te vendasit me lojë të mirë u veçuan edhe Kevin Davis (16), Brevin Galloway (13 pikë) dhe Drilon Hajrizi (10 pikë).

Te Peja, që kishte mungesa në këtë përballje, vetëm tre lojtarë ndeshjen e mbyllën me pikë dyshifrore. Fundori Jay Jay Davis i pati 21 kërcime e 8 kërcime, ndërsa Justin Edler-Davis e Urald King shtuan nga 19, përkatësisht 12 pikë por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen në Mitrovicë.

Peja në këtë derbi ishte pa amerikanët Jacob Calloway e Tervell Beck, si dhe Lis Shoshin, të gjithë të lënduar. Fundori Larry Thomas që u rikthye te Peja, debutoi me 9 pikë, 3 kërcime e 4 asistime.

Asani: Rrugëtimi im në futboll ka qenë tepër i vështirë, ne shqiptarët jemi shumë nervozë

Ansu Fati shijon vetëm 21 minuta lojë shkaku i lëndimit