Trepça fiton me rezultat bindës derbin ndaj Pejës

Trepça e ka fituar derbin e javës në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Të shtunën, në palestrën “Karagaçi”, mitrovicasit triumfuan bindshëm 85:69 ndaj nikoqirëve të Pejës.

Trepça e fitoi çerekun e parë me pesë pikë dallim, para se Peja në çerekun e dytë të rikthehej për ta ngushtuar diferencën në vetëm një pikë.

Megjithatë, skuadra e Adis Beçiragiqit shkëlqeu në dy çerekët e fundit për ta siguruar fitoren e dhjetë radhazi.

Trepça mbetet në vendin e parë me 15 fitore e dy humbje, ndërsa Peja e dyta ka bilanc 12 fitore e pesë humbje.

Më herët, Prishtina e mposhti Yllin në kryeqytet për ta marrë pozitën e tretë në tabelë. /Gazeta Olle/

City fiton në frymën e fundit ndeshjen spektakulare ndaj Newcastle

Goli i tij i dhuroi fitoren Napolit, Rrahmani: I lumtur që shënova, ky vit do të jetë shumë i vështirë