Trepça ka arritur fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj pejanëve të cilët udhëtuan pa dyshen Berisha – Maxwell në Minatori.
Nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, Trepça dominoi takimin, duke pasur epërsi solide gjatë gjithë kohës.
Minatorët arritën të mposhtin Shqiponjat me rezultat 96-81, duke i shkaktuar humbjen e parë Pejës në Art Motion Superliga në vitin 2022, dhe të dytën radhazi.
White (Peja) shkëlqeu në këtë takim me 35 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime, por nuk pati mbështetjen e bashkëlojtarëve. Te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, 7 kërcime, 4 asistime.