Trepça fiton derbin ndaj Prishtinës

Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80:75 (13:18, 26:18, 18:19, 23:20), në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës.

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 3:10, e më pas e ngritën epërsinë në 6:18, por shtatë pikë radhazi nga vendasit bën që çereku i parë të përfundojë me rezultat 13:18. Bardhekaltrit sërish u shkëputën në periudhën e dytë, 20:29, por më pas kishin një rënie që e shfrytëzuan vendasit, që barazuan shifrat në 35:35, ndërsa në pushim shkuan me rezultat 39:36.

‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë, ku kishin epërsinë më të lartë në favor të tyre, 46:38, por kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 57:55. Mitrovicasit menaxhuan lojën në dhjetë minutat e fundit dhe triumfuan 80:75.

Trepça ka katër fitore e një humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore e dy humbje.

Mërgim Berisha ia mbyll dyert përsëri Kosovës: Ëndërroj të luaj në Kupën e Botës me Gjermaninë

Ylli debuton me humbje në FIBA Europe Cup