Trepça fajëson fatin

Trepça ia ka lënë fajin fatit dhe mosefikasitetit në humbjen 1:0 nga Feronikeli, takim ky i luajtur në stadiumin ‘Adem Jashari’.

Derisa trajneri Ajet Shosholli, nuk foli pas ndeshjes, mbrojtësi i kësaj skuadre, Kujtim Kutllovci, tha se ishin përgatitur gjatë tërë javës për këtë takim.

“Duke marrë parasysh pozitën tyre, prej të hënës jemi përgaittur maksimalisht për rezultat pozitiv. Kemi pasur mungesa, si ajo e Babajt që u vërejt shumëë. Jemi munduar shumë, kemi dhënë 100 për qind, por edhe fati dhe mosefikasiteti e bënë të veten”, tha Kutllovci për Super Sport Kosova.

Trepça mbetet e fundit në renditje me 15 pikë të tubuara. (Gazeta Olle)