Trepça e mposht Rahovecin, depërton në gjysmëfinale

Trepça ka mundur Rahovecin me rezultat 82:66 (25:22, 26:7, 13:25, 16:14), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kishin epërsi deri në tetë pikë, por në fund të çerekut të parë, rahovecasit me një seri të suksesshme ngushtuan shifrat në 25:22, sa përfundoi kjo pjesë. Por, shkëputja e madhe e ‘Xehetarëve’ u bë në periudhën e dytë, ku ishin bindshëm më të mirë dhe lejuan ‘Vreshtarët’ të shënojnë vetëm shtatë pikë për dhjetë minuta, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 51:29.

Megjithatë, skuadra nga Rahoveci nuk u dorëzua dhe ishin më të mirë në periodën e tretë, për të tentuar përmbysjen e madhe, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 66:52. Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, me Vreshtarët që synonin rikthimin dhe mitrovicasit që ruajtën epërsinë dhe triumfuan 82:66, ndërsa në gjysmëfinale e presin fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi.

Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë e shtatë asistime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Jahi Carson me 20 pikë e pesë asistime.

Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Malisheva

Futbollistët që rrezikojnë gjysmëfinalen shkaku i kartonëve, më së shumti rrezikojnë portugezët, kroatët dhe holandezët