Trepça do të përballet me kampionin e Çekisë, Nymburk

 

 

Kampionia e Kosovës, Trepça do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Turneu kualifikues po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sfida zhvillohet të premten nga ora 13:00, sipas kohës në Kosovë.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit të ndeshjes Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni). Finalja zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Në çerekfinale të kualifikimeve, mitrovicasit fituan ndaj kampionit të Qipros, Keravnos 82:79.

Në kualifikime janë 24 skuadra, ku katër më të mirat nga çdo grup kualifikues do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

Ndeshja transmetohet në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve në YouTube./FBK

Malisheva – Gjilani: Rezultatet në pesë ndeshjet e fundit në mes njëra-tjetrës, forma aktuale në kampionar dhe gjithçka tjetër nga kjo përballje

Dukagjini me bilanc pozitiv ndaj Prishtinës në pesë takimet e fundit,