Trepça dhe Peja me sulmin më të mirë në ligë

Xhiroja e 18-të e Prince Caffe Superligës përfundoi me takime të barabarta.

Sulmin më të mirë në elitë e ka Trepça dhe Peja me 91.06 pikë për ndeshje.

Ndërkohë, mitrovicasit kanë edhe mbrojtjen më të fortë në ligë me 73.83 pikë të pranuara për ndeshje.

Sa i përket kërcimeve, lidere është Peja me 44.33, ndërsa me asistime Bashkimi ndodhet në vendin e parë me 21.44 për ndeshje.

Trepça është në vendin e parë sa i përket bllokadave, derisa pejanët sa i përket topave të vjedhur.

Peja është më efikasja sa i përket gjuajtjeve të lira, Golden Eagle Ylli prin me gjuajtje për dy pikë, derisa Trepça për tri pikë. /Gazeta Olle/

E ardhmja e Armando Brojës e paqartë, katër klubet angleze janë duke vëzhguar situatën e tij

Liga e Parë me sponsor të ri, FFK dhe Banka Raiffeisen nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit