Trepça blindon trajnerin dhe dy yjet e skuadrës për edicionin e ri

Trajneri Lubomir Minchev do të jetë në krye të KB Trepçës edhe për sezonin 2022/23.

Klubi nga Mitrovica, ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Minchevin edhe për një vit.

Krahas trajnerit Minchev, Trepça për edicionin e ri ka zyrtarizuar edhe basketbollistët Drilon Hajrizi e Amin Hot, që ishin ndër më të dalluarit në sezonin e fundit. Bullgari Minchev e mori drejtimin e Trepçës para fillimit të edicionit 2021/22 dhe e udhëhoqi me plot sukses.

Ai arriti të triumfojë në Kupën e Kosovës, sukses ky që i ka munguar Trepçës prej vitit 2012.

Po ashtu, me Minchevin në krye, Trepça arriti deri në finale të plejofit të Superligës për t’u mposhtur nga Golden Eagle Ylli në këtë seri me rezultatin 3:1. Skuadra mitrovicase luajti edhe në finalen e turneut të Superkupës së Kosovës.

Bunjaku flet për ndeshjen e Kosovë U21 ndaj Anglisë: Besojmë se mund t’i sjellim telashe

Martohet me myslimane dhe konvertohet në fenë islame – Ylli i Arsenalit ndërron edhe emrin