Trepça – Besa, përballje me mungesa

Rivalët e vjetër të futbollit kosovar Trepça – Besa, do të përballen sot në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Për Trepçën e trajnerit Ajet Shosholli, nuk do të jenë të gatshëm mbrojtësi Gëzim Syla dhe mesfushori Bujar Rama për shkak të lëndimeve derisa portieri Enis Veliaj dhe katër lojtarët nga Koreja janë në dyshim pasi që deri në ditën e sotme, nuk iu kanë ardhur dokumentet nga klubet e mëparshme.

Edhe Besa e ‘timonierit’ Arbnor Morina nuk do të udhëtojë me ekip të plotë në Mitrovicë. Mbrojtësi që njihet për ‘luftën’ e madhe që bënë në fushë, Fidan Hasani është i dëmtuar sikurse Gentian Mazrekaj.

Ndeshja në fjalë zhvillohet nga ora 13:00 derisa do ta drejtohet nga gjyqtari Artan Tahiri.