Trepça ‘89 vazhdon me fitore, Flamurtari triumfon në derbin lokal

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Në të dy grupet u zhvillua nga një ndeshje interesante, shkruan Gazeta Olle.

Në Grupin A, Trepça ‘89 shënoi edhe fitoren e radhës, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat të pastër 2-0.

Golat për mitrovicasit i realizoi futbollisti në top formë,  Rilind Nimani (25’ dhe 47’).

Në duelin e Grupit B, u takuan dy skuadrat prishtinase, Ramiz Sadiku dhe Flamurtari.

Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 1-3 me golat e Fatlum Lleshi (autogol 59’) dhe Ardian Selimi (70’ dhe 90+5)

/Gazeta Olle/

Nga ftesa e Rejas te idhulli i tij, Nedim Bajrami flet për të gjitha

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 22-të në Superligë, ja kush e drejton derbin Drita – Ballkani