Trepça ’89 testoi tre rusë!

Trepça ’89 ushtroi dhjetë ditë në Mal të Zi, ku i kishte testuar tre lojtarë rusë. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Zërin’ trajneri i ekipit mitrovias, Fahredin Duraku, të cilit megjithatë, rusët nuk ia mbushën syrin.

“Kësi koreanë, nigerianë ajo organizatë sjell në shumë vende. Në Mal të Zi kishte. Një menaxher i solli te ne në prova tre rusë. I provuam një ditë sa për të mos i kthyer dhe ju treguam që nuk janë për ne dhe shkuan”, ka theksuar trajneri Duraku.

Ata po presin ardhjen e katër nigerianëve.