Trepça ’89 skuadra e radhës që përkrah komunikatën e Dritës: Draft statuti i FFK-së ka shkelje të rënda

Gjiganti kosovar Drita doli e para me komunikatë zyrtare ku ka paraqitur nëntë pika ku ka shkelje në draft statut.

Komunikata e Dritës është përkrahur fillimisht nga KF Gjakova, teksa tani ka ardhur një reagim tjetër.

Trepça ’89 është skuadra e radhës që përkrah Dritën dhe beson se draft statuti i FFK-së ka shkelje të rënda.

Komunikata e plotë nga Trepça ’89:

𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌
Komunikatë për media nga 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐅𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤 𝐓𝐫𝐞𝐩ç𝐚´𝟖𝟗

Ne përkrahim komunikatën e FC DRITA .

Të nderuar delegatë që do të jeni pjesëmarrës në kuvendin e jashtëzakonshëm të datës 27 Janar 2023!

Klubi jonë KF Trepça’89 me kujdes të veçantë ka analizuar Draft Statutin e FFK-së i cili pritet të jetë në rend dite në kuvendin e jashtëzakonshëm të datës 27.01.2023

Duam që përmes kësaj komunikate të njoftojmë gjithë komunitetin futbolldashës se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cila janë evidentuar nga juristët e klubit tonë andaj ju ftojmë që të jeni të vetëdijshëm se çka do të votoni! /Gazeta Olle/

 

Drita në Antalya për fazën përgatitore, këta janë katër kundërshtarët e gjilanasve

Goli i jashtëzakonshëm i Nazmi Gripshit ndaj skuadrës ukrainase (Video)